Javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një polemike mjaft të veçantë në lidhje me direktivat e fundit të vendosura nga Komisioni Evropian në lidhje me përdorimin e ushqimeve që përmbajnë insekte. Tashme është miratuar zyrtarisht përdorimi i miellrave me bazë insektesh në të gjitha ushqimet në treg.
Mielli i insekteve është në fakt përbërësi mbi të cilin janë ngritur polemika ditët e fundit, pasi është folur për përdorimin e tij në pako me makarona të markave më të mira italiane.
Mielli i insekteve është një ushqim i ri që prodhohet duke përdorur insekte të thara.
- E veçanta e këtij mielli është se kanë një vlerë shumë të lartë proteinike, për më tepër ky miell është i pasur edhe me fibra, kalcium, hekur, vitaminë B 12, natrium dhe fosfor.
Ndoshta jo të gjithë e dinë se mielli i insekteve është shumë më i shtrenjtë se mielli i zakonshëm i grurit që jemi mësuar të përdorim në makaronat italiane. Kostoja e 1 kg miell insektesh është 80 €, krahasuar me 2 € për kilogram për miellin e grurit dhe 3 € për kilogram për miellin e sojës, i cili ka një përmbajtje proteine shumë të ngjashme me atë të insekteve.
Përgatiti për “JEHONA. Info”
Rubin Kristo