Nga Fatmir Efica
MIREL JOSA merr “timonin” e BESES
Dite lumturie per futbollin kavajas kjo e merkure e 5 qershorit 2024. Me iniciativen e Bashkise Kavaje e personalisht te kryetarit z. Fisnik Qosja, jane ndermare hapat fillestare te nje projekti qe do te riktheje Besen ne Kategorine Superiore ne fund te sezonit te ardhshem.
Me 25 tetor 2025 eshte festa e madhe 100 vjetorit te SK.Besa dhe kjo ngjarje e kerkon detyrimisht qe Besa te jete ne “folene” e saj, ne Eliten e Futbollit Shqiptar. Sepse aty e meritron te jete. Nga zyra e tij, duke thirrur nje “delegacion” te zgjeruar nga skuadra aktuale (stafin drejtues e ate teknik te Beses), z. Qosja tregoi dhe levizjet me te fundit.
- Trainer i Beses eshte emeruar nje specialist nder me te miret e futbollit shqiptar. Mirel Josa ka nenshkruar marveshjen per te qene ne krye te pankines se Beses. Ndersa traineri qe ishte Dorjan Bubeqi, perveç falenderimeve ne adrese te tij per punen e mire, eshte emeruar ne postin e drejtorit teknik te SK.Besa dhe te Akademise se Futbollit te Moshave.
Po dje startoi dhe merkatoja e re verore. U prezantuan dy lojtaret e mirenjohur per pervojen e tyre. Jane Mentor Mazrekaj (do mbaje nr. 14) dhe Jurgen Goxhaj (nr.10). Nga pjesa e veteraneve te Beses moren pjese Haki Arkaxhiu ish portier i shquar, ish-qendermbrojtesi Agron Kariqi dhe ish-qendersulmuesi Dashnor Bajaziti. Nga takimi jane percaktuar piketat e qarta nga do te nise puna dhe do te formohet boshti i stabilizuar njehere e mire i puneve ne vijim.
Traineri Josa ka deklaruar pas marjes se detyres se “dua nje skuader me lojtare dhe staf te sinqerte. Te angazhuar e te motivuar maksimalisht per objektivat qe jane shtruar para nesh. Bashke per nje qellim do te jemi me te forte qe, Besa nje emer i madh i futbollit shqiptar te ngjitet ne vendin qe i takon”.
Ndersa krybashkiaku i Kavajes z.Fisnik Qosja ka thene qe: “do bejme gjithcka per mbeshtetjen e skuadres. Kemi mare nje pergjegjesi qe shpresoj se do ta permbushim me sukses. Ngjitja e Beses fillon nga sot kur beme prezente dhe ndryshjimet e para qe do te vazhdojne deri ne diten kur skuadra do te zbrese ne fushe per te startuar sezonin e ri, qartesoi z. Qosja. Kavaja tashme po rikthen me sa duket nderin e dinjitetin e saj sportiv qe ne dekaden e fundit pati nje zbehje. Me njerez te ri dhe energji te pakursyera, nenvizoi z. Fisnik Qosja ne do te punojme shume fort per ta ngritur e lartesuar emrin, traditen dhe historine e madhe te futbollit kavajas”.