Duke filluar nga data 1 tetor, faturat e energjisë elektrike, do të jenë katërfish më të larta për konsumatorët shqiptarë.
Enti Rregullator i Energjisë ka formalizuar vendimin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama para pak javësh.
Vendimi prek ato familje të cilat harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë në muaj. Sipas të dhënave të publikuara nga konfindustria fasha mbi 800 kilovat efekton më shumë se 20% të familjeve shqiptare.
- Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar tarifat e rritura ku një kilovat do të kushtojë 42 lek nga 9.5 lekë që paguhej më parë.
Enti Rregullator i Energjisë e ka justifikuar vendimin me pretendimin se është marrë për të krijuar likuiditetin e nevojshëm për të mbuluar nevojat financiare të blerjes së energjisë në burse e cila aktualisht ka ulur ndjeshem cmimin e shitjes.
Sipas të dhënave të publikuara nga konfindustria fasha mbi 800 kilovat prek më shumë se 20% të familjeve shqiptare, xhepart e të cilëve do të ngrijnë më tej bashkë me dimrin.