Katër miqtë nisen me pushime në Vlorë shiko cfare i ndodh ne dhomen e hotelit

Vështirësia më e madhe, kur nis pushimet verore, është gjetja e një hoteli të mirë, me çmime jo shumë të shtrenjta dhe me kushte të mira. Kjo është ajo që kujdesen më së shumti shqiptarët, kur planifikojnë disa ditë pushime. Mirëpo, duket se jo të gjithë bëjnë zgjedhjen e duhur përsa i përket hotelit. Në redaksinë e JOQ ALBANIA, ka mbërritur një denoncim në lidhje me një hotel në Vlorë, ku katër miq, janë përballur me një situatë të pazakontë. Ata pretendojnë se janë vjedhur nga pronarët e hotelit.

Për këtë kanë nisur edhe një regjistrim me zë, ku dëgjohen qartë bisedat dhe akuzat për vjedhje. Siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, pronarët nuk i pranojnë akuzat dhe në mes futet një pastruese. Katër miqtë denoncojnë edhe faktin që gjërat e tyre personale janë lëvizur nga pronarët e hotelit pa leje.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ. Kam shume deshire qe te me postoni kete mesazh, sepse kjo qe me ka ndodhur mua mund tiu ndodhi dhe te tjereve. Une sebashku me 3 shoket e mi, shkuam per pushime ne Vlore dhe menduam te qendronim ne nje hotel me emrin @hotel_vila_Stefa Te cilet pronaret e ketij hoteli na “vodhen” Ne vendosem gjerat ne dhome dhe shkuam ne plazh. Dhe kur u kthyem na kishin marre te gjitha rrobat tona dhe na i kishin cuar ne nje dhome gje te cilen nuk lejohet te preken sendet personale te askujt. Dhe mbas debateve qe patem me to per kete veprim. Ato drejtoheshin me justifikimin -” ne jemi pronaret dhe bejme cfare te duam, mund tju kontrollojm se ju mund te jeni drogaxhinj ” Dhe si perfundim na vodhen canten e cila kishte shume para brenda, kishte kartat e bankes dhe shume karta te tjera. Iu drejtuam policise por na thane qe pergjegjesine e ka hoteli, dhe perderisa hoteli nuk kishte asnje kamer ne koridor na detyroi qe te mos e benim denoncimin, sepse nuk mund te shikonim dot asgje kush ka hyr dhe kush ka dalur. Dhe policia tha qe nuk mundemi te bejm dot gje nese nuk ka kamera. @Hotel_vila_stefa eshte nje hotel ku pronaret jan HAJDUTER. Po ju shkruaj kete mesazh, per ju qe mund te qelloni ne ate hotel. Dhe mund te ndodhu njesoj sic me ndodhi mua.

https://www.youtube.com/watch?v=l0DxLmNl2K4

Author: admin