Katar 2022/ Sot ne orën 16:00 dhe 20:00, ndeshjet e fundit të grupeve

 

Sot do të zhvillohen edhe 4 sfidat e fundit të vlefshme për fazën e grupeve, nga ku do të kompletohen edhe të gjitha skuadrat e raundit të 1/16-ave.

  • Në orën 16:00 do të zhvillohen 2 duelet e grupit H. Me Portugalinë e kualifikuar pas 2 fitoreve në 2 sfidat e para, Gana, Koreja e Jugut dhe Uruguai do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për më tej.

Gana do të masë forcën me Uruguain, ndërsa Koreja e Jugut luan kundër Portugalisë. Mbrëmja do të kulmojë me 2 duele speciale.

  • Në orën 20:00, Kameruni do të përballet me Brazilin e kualifikuar, ndërkohë që sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë te dueli mes Serbisë dhe Zvicrës.

Xhaka & CO do të kërkojnë një tjetër fitore të magjishme ndaj serbëve, për të vijuar më tej aventurën në këtë kompeticion.

Author: jehona