Kasem Hysenbelli/ Personalitet i shquar në fushën e arsimit dhe drejtimit të mediave shqiptare

 

Në një aktivitet të organizuar sot nga Shoqata “Tomorri”, vlerësohet ish presidentin e Fax News, z. Kasëm Hysenbelliu . Gjatë ceremonisë së përurimit, të librit “Visare të Skraparit” janë dhënë disa vlerësime për figura të çmuara që kanë dhënë kontribute jo vetëm për shoqatën por edhe për Shqipërinë.

Ndër to ishte edhe vlerësimi i ish presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli si personalitet i shquar që ka kontribuar në fushën e arsimit, të vlerave ushtarake dhe të medias.

Do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit si një ndër personalitetet e shquara në fushën e arsimit, të vlerave ushtarake, mbrotjes kombëtare, si dhe shkëlqimin dhe menaxhimin e mediave shqiptare atë të shkruar dhe vizive. Drejtues i shkëlqyer i gazetës “Panorama”, televizionit News24 dhe themelues i televizionit Fax News. Kontributi i tij në shoqatën Tomorri dhe organet drejtuese si anëtar i kuvendit të përgjithshëm dhe këshillit drejtues të shoqatës, ishin një vlerë e shtuar dhe do mbeten përjetësisht të gdhendura në historinë e shoqatës atdhetare kulturore “Tomorri”-thuhet në vlerësimin e dhënë për ish presidentin e Fax News, Kasem Hysenbelli.

 

Dua t’ju falenderoj të gjithëve në emër të familjes time. Gjithashtu edhe shoqatën “Tomorri”. Do doja të ishte vetë babai im ta merrte këtë titull, do e vlerësonte jashtë mase. Për mua ishte pika e dobët, ishte si të gjithë baballarët, shtylla e shtëpisë, të cilit po ia ndjejmë jashtë mase mungesën. Por me ndihmën tuaj ne përpiqemi ta kalojmë dhe ndihemi vërtet të vlerësuar”-u shpreh Kevin Hysenbelli i cili ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së përurimit dhe dhënies së vlerësimit.

Author: jehona