KAPET NË AUSTRALI ARRAGOSTA MË E MADHE, POR KOMENTUESIT I TËRHEQ TJETËR GJË

Një video e shpërndarë në TikTok nga një peshkatar amator bëri xhiron e botës.

Në brigjet e Australisë ai arriti të kapte një arragostë të madhe dhe plot ngjyra, e cila quhet siui arragosta e shkëmbit, ajo ndryshon nga arragostat e zakonshme pasi nuk ka ganxhat e mëdha në gjymtyrët e sipërm, por krijon gjemba në guaskën e saj në formë vetëmbrojtjeje.

Ai e tregoi për pak çaste në video dhe e lëshoi sërish atë në ujë.

Por duket se vëmendjen nuk e mori arragosta e madhe, por vetë peshkatari.

Komentueset fermra vërshuan me komente komplimentuese.

Brodie Moss, publikoi videon e tij javën e kaluar dhe deri sot ai ka akumuluar 3 milionë shikime dhe rreth 5,000 komente.

“Tani do ta lëshoj përsëri. Arragostat mund të jetojnë për disa kohë jashtë ujit prandaj mendova t’ua tregoja edhe juve. Shihe sa i madh është!”, ka thënë peshkatari.

Ndërkohë komentuesit e kopmlimentonin: “Të lumtë o njeri i dashur që e lëshove përsëri”, shkruante njëra prej komentueseve.

“Falemnderit që na e tregove dhe e le përsëri në ujë”, shkruante një tjetër.

Por shumica e ndjekeseve femra vlersonin pamjen terheqese te peshkatarit./allnews.al

Author: admin