Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar është artikuluar në qarqet pan-shqiptare, një hartë e hollësishme e një grupi ekspertësh të CIA-s e publikuar nga mediat amerikane parashikon që në vitin 2035 tokat shqiptare të unifikohen.
Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale dhe rritja e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e sotme politike të globalizimit duket i pamundur.
Në një kohë kur në rajonin e Ballkanit kanë dalë në pah çështjet e pazgjidhura historike dhe padrejtësitë kundër popullit shqiptar, zbulohet një hartë e krijuar nga ekspertët e CIA-s, e cila sygjeron ndryshime drastike të kufijve jo vetëm në aspektin e territoreve shqiptare, por edhe Evropiane dhe territoreve të tjera të cilat për shekuj kanë qenë objekt i luftës.
Nuk dihet nëse publikimi i kësaj harte ka të bëjë me rrethanat aktuale, ose ky studim i CIA-s dhe i agjencisë ruse GRU është zbuluar krejt aksidentalisht,
Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ruse nuk janë vetëm të ekspertëve të CIA-s, por edhe të agjencisë ruse GRU, vendit i cili është i njohur për politikat e tij pro-serbe dhe kundër shqiptarëve.
Në një kohë kur çështja e rishikimit të kufijve shihet si një kërcënim për paqen, hartat që qarkullojnë në mediat amerikane dhe ruse shpallin një bashkim të të gjitha trojeve shqiptare.
Ky bashkim parashikohet të ndodhë në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe rajonet e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
Gjithashtu, përfundimet këtu bazohen gjithashtu në burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studimet gjeostrategjike.