
Këtë të martë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00 është hedhur shorti i Champions League.
Tre skuadrat kampione të trevave shqiptare, Partizani, Ballkani dhe Struga janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.
Në datat 11 dhe 12 korrik do të zhvillohen ndeshjet e para të raundit të parë, teksa më 18 dhe 19 korrik do të luhen ndeshjet e kthimit.
PARTIZANI -BATE BORISOV(Bjellorusi)
BALLKANI- LUDOGORETS( Bullgari)
STRUGA-ZALGIRIS (Lituani)
- Ballkani do të vendoset përballë skuadrën e Ludogorets, një short “ferri” për ekipin nga Suhareka, që në ndeshjen e parë është pritës, pra luan në shtëpi.
- Ndërsa Struga do të ketë rivalë në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgiris, ekip që ka eliminuar Ballkanin në raundin e parë të Champions League sezonin e kaluar. Ndeshje e parë Struga do ta zhvillojë në transfertë, pra në Lituani.
- Partizani nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund ekipin bjellorus të BATE Borisov, me “të kuqtë” e Tiranës që në ndeshjen e parë janë pritës.