Automjeti më i madh elektrik në botë është një kamion gjigant që mbështetet pothuajse ekskluzivisht në energjinë e prodhuar nga sistemi i tij, që kërkon vetëm rimbushje minimale.
- I quajtur “Dumper”, automjeti më i madh elektrik në botë është në fakt një kamion i konvertuar Komatsu 605-7 HD, motori me naftë i të cilit u zëvendësua me një motor elektrik dhe një bateri gjigante.
Ishte një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë zvicerane E-Mining, Empa, Universitetit të Bernës dhe NTB Interstaatlicke Hochschule fur Technik Buchs.
Krijimi i automjetit më të madh dhe më të fuqishëm elektrik në botë zgjati afërsisht 18 muaj dhe u zbulua në vitin 2018 kur kreu “udhëtimin e parë” në një gurore të Vigier Ciment në Kantonin Zviceran të Bernës.