Mjaftoi një foto e Adrolës me një super buqetë me lule dhe portalet u mbushën me lajmin se “Adrola dhe Capital T kanë kaluar natën së bashku”.
Kjo nuk është hera e parë që Adrola dhe Capital T komentohen për “lidhjen” e tyre, por asnjëri nga ata nuk kishte reaguar më parë.
Mirëpo, mesa duket këto thashetheme Adrolës i kanë “ardhur në maj të hundës”, prandaj së fundmi ka vendosur të reagojë.
“Qentë le t’lehin, karvani ecën. Qenie mizore”, ka shkruar Adrola e revoltuar.
Epo, edhe pse me thashetheme të shumta nuk dihet nëse dyshja janë apo kanë qenë ndonjëherë në një lidhje dashurie, dhe skemi për ta ditur deri në momentin që njëri nga ata ta pranojë