Spanjë ’82:
Itali-Brazil/ Kanë kaluar 40 vjet. Ishte 5 korriku i vitit 1982 kur Italia u përball me “The Match” kundër Brazilit. Skuadra braziliane ndez Botërorin e Spanjës me një lojë që duartrokitet dhe fati i ndeshjes duket se është vulosur. “Italia sakrificë e një Brazili thjesht yjor”- shkruajn gazetat.
Por është dita e Paolo Rossit, i cili në Sarrià bëhet legjendë me një tregolesh që rrëzon skuadrën e Santana-s. Rezultati përfundimtar është 3-2, Brazili i eliminuar dhe Italia në gjysmëfinale. Një fitore që e nis skuadrën e Bearzotit drejt pushtimit të titullit të kampionëve të botës Paolo Rossi shkruan historinë e Boterorit