Kalaja e Zharës në fshatinn Dukaj, Tepelenë
Kjo kala ngrihet në majën e kodrës shkëmbore me të njëjtin emër dhe me lartësi 310 m. Kodra ndodhet
në perëndim të qytetit të Tepelenës në anën e majtë të luginës së Vjosës dhe duke u zgjatur nga jugu
në veri merr formën e hundës. Nga ky pozicion mund të kontrollohen rrugët që kalojnë në këtë anë te
luginës së Vjosës. I pari që e ka vizituar kalanë e Zharrës ka qënë Pouqueville, sipas të cilit kjo kala
është vepër e latinëve, më pas është vizituar dhe përmendur nga H. Holland. Nga arkeologët shqiptar
ka qëne H. Ceka i pari që e ka vizituar, ka përshkruar gjendjen e rrënojave dhe është shprehur për
kohën e ndërtimit të saj. Më pas në vitin 1963 është bërë një ekspeditë informative, me qëllim njohjen e gjendjes së monumentit. Gërmimet e para në këtë kala janëbërë në vitin 1970. Këto gërmime janë drejtuar nga D. Komata.
Kjo kala i përket periudhës së Antikitetit të Vonë (shek. IV–VI e. sonë) dhe mendohet se mund të jetë një nga fortifikimet e Justinianit I për funksionim ushtarak. Muri ndjek format e relievit të kalasë mbi të cilën është ngritur, duke marrë formën e një elipsi të zgjatur me perimeter 410 m dhe rrethon një sipërfaqe prej 0.8 ha. Ai ndiqet në gjithë gjatësinë e tij edhe pse në disa pjesë është dëmtuar dhe
rrëzuar plotësisht. Lartësia më e madhee tij ështe 2. 8–2.9 m. Trashësia e murit varion nga 1.6 m. në
1.8 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë gëlqerorë mesatar, të cilët janë të punuar ose të pa punuar
dhe me forma dhe përmasa të ndryshme. Përmasat më të zakonshme të gurëve janë: 0.26 x 0.13 m ;
0.24 x 0.22 m; 0.28 x 0. 26 m; 0. 42 x 0.29 m dhe 0. 45 x 0. 40 m. Muri rrethues është i përforcuar me
tre kulla, të cilat ndodhen të vendosura njëra në anën veriore të fortifikimit, njëra në anën verilindore dhe kulla e fundit ndodhet në anën jugore. Dy prej kullave kanë formë katrore, ndërsa kulla në anën jugore ka formë rrethore e cila është edhe më mirë e ruajtur. Hyrja për në kala ndodhet në anën lindore. Përveç elementëve të fortifikimit, në këtë kala është zbuluar edhe një sterë uji në br
endësi të saj. Stera ndodhet rreth 20 m larg hyrjes dhe ka përmasa 12.80 m gjatësia, 3.40 m gjerësi dhe 3 m
thellësi. /Monuments of Albania./inforculture.info