Ish-banorja e Big Brother VIP, modelja Beniada Nishani ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pardon My French”. Mes të tjerash ajo ka folur dhe për ndarjen Donald-Beatrix dhe raportin e tyre brenda shtëpisë.
Modelja ka thënë se Donaldi është mërzitur shumë kur Trixa nuk shkoi në shtëpi. Ajo ka shtuar se sipas saj aktori ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe kjo nuk është e mjaftueshme.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, është shprehur Beniada./asutimes.com