Në dasma, e dini, ka gjithmonë një minimum të kodit të veshjes: dhe një nga rregullat e shumta të pashkruara është që askush nuk duhet të vishet si nusja. Fustani i bardhë luksoz duhet t’i lihet asaj dhe vetëm asaj, yllit të padiskutueshëm të ditës. Megjithatë, kjo vjerrë e ka kaluar “cakun” dhe bashkëshortët janë hakmarrë në mënyrë të pabesë.
Por le të kthehemi te historia: siç na tregon “Sun”, një grua ka vendosur të shfaqet në dasmën e djalit të saj e veshur me fustanin e vjetër të nusërisë.
Vjehrra – shpjegon nusja e re – në përgjithësi nuk është tipi që përpiqet të tërheqë vëmendjen te vetja, por u çmend plotësisht kur thashë se fustani që donte të vishte në dasmë, ishte absolutisht e papërshtatshme.
Nëfakt, gruaja e moshuar donte të vishte fustanin e saj të vjetër të nusërisë, ngjyrë krem, me dantella dhe gjithçka tjetër. Me pak fjalë, sikur nusja të ishte ajo. Veshja nuk ishte aq e vjetër (ajo ishte rimartuar vetëm një vit e gjysmë më parë) por gjithsesi është çështje parimore: në dasma ka vend vetëm për një nuse.
E reja shpjegoi për “Sun” – “më të duhet të konkurroja me vjehrrën time ditën e dasmës. Kjo ishte një shuplakë në fytyrë për mua dhe sigurisht që nuk më ka ndihmuar”.
Por asgjë nuk e bëri gruan të hiqte dorë, madje as mendimi i kundërt i djalit: prandaj çifti i ri u hakmor pikërisht në ditën e dasmës. Para se të priste tortën, në fakt, dhëndri mori një copë tortë të madhe, duke ia hedhur mu në fytyrë nënës. Një traditë (shpesh shumë e urryer) që përgjithësisht i rezervohet nuses: “Mendova se doje të bëheshe nusja” i tha djali nënës me ironi.
Sido që të jetë, duket se gruaja e ka marrë mirë, ose të paktën jo shumë keq: “Ajo qeshi me të, por shprehja e parë ishte tronditje dhe inat dhe këtë e panë të gjithë”, rrëfen nusja triumfuese./asutimes.com