Juventusi në ankth, Pogba rrezikohet deri në janar

Lajm i keq për Juventusin për Pogba. Në rast operacioni, francezi rrezikon 2 muaj pushim! Në orët e ardhshme, blerja e re do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike specialistike në Shtetet e Bashkuara dhe sipas të gjitha gjasave do të operohet atje.

Ndalesat e Pogbas

Në tre vitet e fundit në Manchester Utd ai ka humbur 77 ndeshje. Ai ka patur probleme me shpinën 8 ditë, kaviljen 178 ditë, tendinin 125 ditë , pulpen 31 ditë dhe tani me meniskun qe nuk dihet sa zgjat.

Dy lloje ndërhyrjesh të mundshme për francezin, i cili nuk do të donte të humbiste trenin drejt Katarit. Bardhezinjte  janë në pritje të një konsultimi të ri, por mungesa mund të jetë shumë e gjatë. Drejtuesit e Juventusit ndofta do ti duhet të ndërhyjnë sërish në treg.

 

Author: jehona