Juventusi po kalon një moment mjaft të vështirë. Nga 2 qershori i kaluar, kur 1 aksion i “Zonjës së Vjetër” kuotohej me 0.40 euro, ka pasur vetëm rënie në bursë me 33%. Kapitali i Juventusit në bursë ka shkuar në total në rreth 680.9 milionë euro.
- Një shifër shumë e ulët kjo në raport me ato që Juventusi është mësuar të shohë më parë. Sakaq edhe drejtuesit e Juventusit që merren me këtë fushë duket se nuk po i japin dot një zgjidhje këtij trendi negativ që bardhezinjtë kanë në bursë.
Një trend negativ që shkon paralel me atë në fushën e blertë të lojës. Juventusi u mposht në sfidën e fundit të Champions League në mënyrë të turpshme nga Maccabi Haifa që i dha një goditje të rëndë shpresave të bardhezinjve për të kaluar fazën e grupeve.