Nahuel Molina është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit italian Serie A. Mbrojtësi argjentinas ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e Udineses, ku ka realizuar shtatë gola e ka asistuar në pesë të tjerë. Tri skuadrat e mëdha, Juventus, Atletico Madrid dhe Arsenal janë duke u interesuar për transferimin e tij.
24-vjeçari është gati ta bëj hapin e madh në karrierë dhe ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Udinese.
“Corriere dello Sport”, njofton se Juventusi ka rindezur negociatat me Udinesen për Nahuel Molina. Klubi Friulian vazhdon të gjuajë lart dhe nis nga një vlerësim prej 30 milionë eurosh, ndërsa Juventusi kërkon ta ulë këtë shifër që shkon deri në 15 milionë plus bonuse në pjatë, një ofertë që nuk i kënaq drejtuesit e Udineses por që gjithsesi i lë negociatat të hapura .