Gazetari Artan Hoxha ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në postimin e tij në Facebook, me një foto të ndarë nga stadiumi ‘Air Albania’ ku dhe po zhvillohet çelja e fushatës, Hoxha ka treguar qartë numrin e lartë të demokratëve të cilët kanë qenë të pranishëm duke pohuar se mbi 22 mijë demokratë kanë mbushur stadiumin plot.
- Duke ironizuar mediat e vetquajtura të pavaruara të cilat sipas tij përdorin dronet në çdo protestë apo takim të kryedemokratit Sali Berisha, gazetari shkruan se ‘sot, as droni stratosferik tërësisht i ‘pavarur’ nga televizionet e dashuruara marrëzisht me qeverinë, e sidomos me Bashkine ë Tiranës (Syri i Majtë, Syçka e Puljas, te Dalçin Sytë, etj), nuk thotë dot se, në stadium janë vetëm 2000-3000 veta…’
Postimi i plotë:
Sot, as droni stratosferik teresisht i “pavarur” nga televizionet e dashuruara marrezisht me qeverine, e sidomos me bashkine e Tiranes (Syri i Majte, Sycka e Puljas, te Dalçin Syte, etj), nuk thote dot se, ne stadium jane vetem 2000-3000 veta…
As “marshalli”, nuk mund te thote se kishte 100 mije apo 150 mije opozitare ne ”Air Albania”…
Te pakten per nje gje jemi te sigurte, sot ne stadiumin kombetar, opozita ka mbledhur plote 22 mije njerez..
Per te tjerat, kampionati vazhdon…