Ju ka skaduar karta e identitetit apo pasaporta? Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta do të qëndrojnë të hapura edhe për ditën e shtunë.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe sot, 23 janar 2021.

MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj”, thuhet në njoftim./shkoder.info

Author: admin