Jo se Roza nuk ka të dashur, vetëm se nuk do që ta përdorë për vëmendje

Kur vjen puna tek njeriu i zemrës, Roza Lati pohon se ka vetëm një emër, dhe ajo është padyshim mamaja e saj, Rita Lati. Megjithatë moderatorja nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve edhe për atë njeriun tjetër special në zemër.

“Jemi shumë kurioz ta dimë mashkullin tënd që ke në krahë, pse e mban sekret?”, ka shkruar një prej ndjekësve. Sakaq Roza nuk e ka kursyer as përgjigjen, as një thumb për të gjithë personazhet e njohur që ndajnë në rrjetet sociale njeriun e tyre të zemrës.

“Nuk më pëlqen të përdor partnerin për të marrë vëmendje”, ka shkruar ajo. Pra e kuptuat qartë, nuk keni për ta parë ndonjëherë të dashurin e Rozës. Edhe nëse kjo ndodh do sigurohet të ndodhë atëherë kur nevoja për vëmendje s’do ekzistojë më!/revistawho.com

Editorial photography - Seductive Roza Lati - Anjeza Dyrmishi

Editorial photography - Seductive Roza Lati - Anjeza Dyrmishi

Neither blonde nor brunette, Roza Lati makes a drastic change in appearance

Roza Lati makes the tattoo giant in the most delicate and painful part of  the body

Roza Lati i habit të gjithë:Ja pse nuk e putha Arian Çanin në emision

Roza Lati flet për operacionin plastik: “Nuk jam e kënaqur me rezultatin,  do e bëj prap” – iconstyle.al

 

Author: admin