Jo një por dy të përjashtuar, produksioni i PërPuthen me dorë ‘të hekurt’ ndaj konkurrentëve

Në puntatën e sotme të “Për’puthen Prime”, produksioni ka vendosur të marrë disa vendime shumë serioze në lidhje me dy konkurrentët, Fjorin dhe Melikun.

Maliku dhe Fjori kanë pasur një debat shumë të fuqishëm në prime-n e javës së kaluar, ku të dy u vendosën përballë njëri-tjetrit për të qartësuar disa deklarata që kanë bërë.

Përballja mes tyre nisi sepse Meliku i përmendi videon +18 Fjorit, ndërsa kjo e fundit bëri komente raciste ndaj tij duke i thënë “ik gjej ndonjë gabele”.

Mes debatit të javës së kaluar, Fjori ka zbuluar komentet e bëra në një grup në Whatsapp, ku i ka thënë Melikut “a je gay” kur ai ka dërguar videon e saj.

Nga ana tjetër, Meliku hodhi dyshime se Fjori e ka bërë vetë publike videon për të marrë klikime.

Të gjitha këto, e bënë produksionin të përjashtojë Fjorin nga programi për gjuhën raciste që ka përdorur kundrejt Melikut, ndërsa Melikun për një kohë të pacaktuar për gjuhën që përdori ndaj Fjorit dhe përmendjen e videos.

Gjatë puntatës së sotme Fjori u shpreh se i kërkon falje të gjithë shqiptarëve, por Melikut nuk i kërkon pa e bërë ai i pari.

“Unë jam shumë e dashur dhe madje njerëzve romë iu jap edhe lekë. I dua shumë. Ai thjesht ka qenë një moment agravimi. Unë i kërkoj falje gjithë Shqipërisë.”- tha ajo./Shqiperiaime.com.al

https://www.instagram.com/perputhen_tch/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8c490b0a-18cf-4218-8258-9dd5e15d7044&ig_mid=B98B74A8-6237-489A-9C1F-252FBC7047BA

Author: admin