Muajin e kaluar Rosé, një nga katër anëtaret e grupit K-Pop Blackpink, bëri debutimin e saj solo me këngën “On The Ground” dhe Guinnes World Records raporton se publikimi ka vendosur jo një, por dy rekorde Guinness.
Rosé është artistja e parë që arrin vendin e parë në Billboard Global 200 si artiste solo dhe si pjesë e një grupi.
Përpos kësaj, videoklipi theu një rekord, duke u bërë videoja muzikore nga një artist solo K-Pop që grumbullon më shumë shikime në YouTube në 24 orë. Në vetëm 24 orë, “On The Ground” pati 41.6 milionë shikime.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga këngëtari PSY dhe kënga e tij e famshme “Gangnam Style”.