Lufta e Kosovës për pavarësi është e mbushur me dhimbje dhe vuajtje të panumërta. Që nga të rënët dëshmorë gjatë luftës, të plagosurit, apo familjarët e mbetur të vetëm, janë këto disa nga ngjarjet që lidhen me luftën.
E madhe është dhimbja për Ferdonije Çerkezin, e cila ka humbur katër djemtë dhe bashkëshortin gjatë luftës. Ajo që të prek më shumë në historinë e saj, është fakti se ende nuk janë gjetur trupat e të ndjerëve dhe nuk ka një vend ku t’i qajë.
Ajo çdo ditë, në mënyrë simbolike shtron tryezën për t’i pritur. Për të Viti i Ri e ka humbur kuptimin e të qenit festë dhe duket sikur koha ka ndalur në vend.
Ajo humbi gjithë familjen e saj kur forcat serbe u futën në shtëpinë e saj në Gjakovë dhe ia morën me forcë burrin Hilmiun, djemtë Artanin, Armendin, Adnanin dhe Edmondin 14-vjeçar.