Nje nga kengetaret me te mira shqiptare te viteve 80.
Por ajo iku nga Shqipëria në vitin 1992 dhe u shkoi ne Amerike per nje jete te re.Ajo tregon per se si u lidh me bashkeshortin e saj dhe jeten qe po kalon me te.
E pyetur se si u lidh me bashkeshortin ajo tregon se nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm. Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët.
Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.
Robert është shqiptaro-amerikan? Prej 100 brezash amerikan. Çfarë i treguat nënës suaj për Robert, kur e sollët në Shqipëri? I thash se ne jemi të dy heronj, pse prej ditës që jemi njohur bashkë, nuk jemi ndarë asnjë moment dhe kjo jo vetëm që nuk na lodh, por na lidh më shumë. Bashkëpunojmë, bisedojmë, argëtohemi dhe nuk e kuptojmë s’i kemi bërë, kur nuk njiheshim.