Hyrja e një prej konkurrentëve në “Për’puthen”, Rinianit u shoqërua me fjalë të shumta e akuza të forta për një lidhje jashtë emisionit. Bëhej fjalë për një vajzë ruse, rreth të cilës ai reagoi javë më parë në “Për’puthen Prime” duke deklaruar se historia me të ishte mbyllur. Teksa publiku mbetet ende në dyshim sa i takon romancës në fjalë, përmes një postimi në Instagram Story ka folur vetë Marsy.
“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”.
Ajo çka rriti dyshimet gjatë gjithë kësaj kohe ishte fakti se Marsy vazhdon ende të mbajë fotografi me Rinianin në rrjetet e saj sociale. Nga ana e tij, ky i fundit tha se ka pasur me të një romancë prej 8 vitesh, por gjithçka mori fund.
“Faleminderit që e hapët këtë temë sepse i kam parë këto akuza dhe nuk kam reaguar as nga akuzat as nga sharjet. E vërteta është kjo: Ajo është vajza e një mikut tim zviceran, e kam pagëzuar dhe asaj kreaturës i dhuroj dashurinë time më të madhe. Unë nuk kam fëmijë. Sa i përket martesës, nuk e kam unazës. Nuk e di nëse ndonjë vajzë është martuar me mua pa prezencën time, por nuk kam qenë dhe nuk jam i martuar.
Është thjesht një foto me ish të fejuarën time dhe unaza është një nga shumë dhuratat që i kemi bërë njëri-tjetrit. Kur ka mbaruar raporti, është hequr dhe unaza. Kam bashkëjetuar 8 vjet me këtë vajzën ruse.
Ka qenë një histori dashurie shumë e bukur, shumë e fortë. Edhe jemi rritur bashkë sepse në perspektiva të jetës, zgjodhëm në mënyrë shumë demokrate që të ndahemi dhe secili të marrë rrugën e vet”./shkoder.info