Kastrioti
Krutanët kanë rastin të konfirmojnë se nuk I kanë rastësore rrezultatet e këtij kampionati dhe aq më tepër të atij që lamë pas. Nga ana tjetër kampionët janë në provën e “zjarrit”. Asnjë rrezultat përpos fitores nuk I rehabiliton tiranasit, prandaj përballja e Kamzës e tejkalon atë të një ndeshje të radhës.
Teuta
Situata renditëse e bënë takimin me Kastriotin nga më të fortët dhe të paparashikueshëm. Shkëmbi ka “komoditetin” se Iejohet edhe të dështojë, nga ana tjetër trajneri kukësianë është në “fije” të perit në rast të një dështimi. Gjithsesi fusha e lojës do të jetë ajo që do ta ndajë këtë takim tejet delikat.
Partizani
Kthehet në “shtëpi” pas 3 fitoreve në 3 ndeshje. Në “letër” duket sikur takimi me debutuesit është I lehtë, por fakti ka treguar ndryshe. Shijakasit kanë treguar grintë dhe dëshirë në këto takime dhe si rrezultat kanë marrë edhe “shpërblimin”. Pritet që interesimi i të dy tifozerive të jetë në maksimum, çka e bënë këtë takim nga më interesantët e kësaj jave.
Laçi
Cdo rrezultat përveç fitores do jetë një “shaka” e hidhur për trajnerin laçian, prandaj futbollistët e Laçit duke e fituar takimin “fitojnë” edhe pozitat e trajnerit të tyre. Nga ana tjetër Bylis është një “kockë” e fortë. Në pozitat e një “nëndetëse” të pabujë, ballshiotët kanë formatuar një grup futbollistësh që e tejkalon objektivin e mbijetesës…
Egnatia
Fundjava pritet të jetë e nxehte jo vetëm për superiorët, por edhe për inferiorët e Kategorisë së Parë. Pas fitores në Laç, rrogozhinasit do të jenë nikoqirët e veriorëve të Shkodrës. Të dy ekipet vijnë pas fitoreve në dy transfertat e vështira dhe tashmë atyre u duhet të përballen së bashku.
Kalendari
Kategoria Superiore – Java e Katërt
Kastrioti-Tirana
Teuta-Kukësi
Partizani-Erzeni
Laçi-Bylis
Egnatia-Vllaznia
Kategoria e Parë – Java e dytë
E shtunë, 10 shtator 2022 – 15:00
Flamurtari – Korabi
Burreli – Tërbuni
Tomori – Lushnja
Besëlidhja – Besa
Apolonia – Turbina
Luzi – Oriku
E diel, 11 shtator 2022 – 17:45
Skënderbeu – Dinamo
Nga Ilir J.Hoxha