Japonia u bëhet vendi i pestë që dërgoi një anije kozmike në Hënë. Sipas agjencisë japoneze hapësinore JAXA, anija kozmike SLIM u ul në Hënë dhe komunikoi me dhomën e operacioneve, por panelet e saj diellore nuk po gjenerojnë energji, ndoshta sepse nuk janë në këndin e duhur.
- Misioni kishte për qëllim të testonte një teknologji “precize” për mjetet e uljes dhe t’i jepte një shtysë të re programit hapësinor të Japonisë, i cili është përballur me shumë probleme vitet e fundit.
“SLIM punon vetëm me baterinë e vet dhe ne po i japim përparësi transferimit të të dhënave të tij në Tokë”, tha Hitoshi Kuninaka, kreu i JAXA, në një konferencë për shtyp.
- Kjo anije, e mbiquajtur “snajperi hënor”, u përpoq të ulej brenda 100 metrave nga objektivi i saj, në vend të shumë kilometrave si anijet e tjera kozmike konvencionale. JAXA thotë se kjo teknologji do të jetë një mjet shumë i fuqishëm për eksplorimin e ardhshëm të poleve të Hënës, ku mund të ekzistojnë oksigjen dhe ujë. Megjithatë, do të duhet rreth një muaj për të verifikuar nëse SLIM i ka arritur qëllimet e veta.
JAXA kërkon të luajë një rol më të madh në hapësirë, në bashkëpunim me SHBA-në dhe të mposht konkurencën e Kinës. Ndër të tjera, ajo planifikon të dërgojë një astronaut në Hënë si pjesë e programit Artemis të NASA-s në vitet e ardhshme.