Janusz Bugajski: “Non grata”, pse po kapen me një individ?

 

Eksperti i Çështjeve të Rajonit, Janusz Bugajski, në një intervistë me Merita Haklajn në “A2CNN”, komentoi edhe shpalljen “non grata” të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Eksperti, në intervistën e tij, u shpreh se nuk është në favor të shpalljes “non grata”, duke ngritur pyetjen se pse kapen me një individ, duke thënë se akuzat që janë ngritur ndaj Berishës mund të vlejnë edhe për politikanë të tjerë.

S’jam në favor të shpalljes ‘non grata’. Pse kapen me një individ në veçanti? E dimë që disa nga akuzat ndaj Berishës mund të vlejnë dhe për politikanë të tjerë. Pse zgjedhin kryetarin e një partie? Kështu veçon një pjesë të shoqërisë shqiptare, gjë që s’është ide e mirë. Nëse do ta bësh, bëje duke i prekur të gjithë. Nëse s’do ta bësh, ushtro presione të tjera. Mendoj se do të ishte zgjidhja më e mirë. Për sa i përket sistemit politik shqiptar, një nga dy problemet ka qenë polarizimi i madh midis dy partive. Bojkotimi i zgjedhjeve, i Parlamentit. Dua të shoh një udhëheqje të re që të dalë brenda Partisë Demokratike, që ta bëjë konkurruese më të besueshme për të krijuar një Shqipëri të re që më shumë sheh nga e ardhmja se nga e shkuara. Një pjesë e problemit është se kanë ngecur pak. Diçka duhet të lëvizë”, ka thënë eksperti i çështjeve të Rajonit.

Author: jehona