Reali i Madridit ishte skuadra me xhiron më të lartë vjetore të shitjes së uniformave të saj. Në sezonin 2021-2022, kampionët e Europës grumbulluan 3.3 milionë Euro, duke rritur xhiron me më shumë se 400% në krahasim me vitin 2018.
Fitorja e titullit kampion të La Ligës dhe UEFA Champions League ka rritur interesin e tifozëve të “Los Blancos” të cilët nuk treguan shenja të krizës financiare që po kalon bota e futbollit. Pas Real Madridit gjendet PSG-ja, që ka marrë më shumë të ardhura nga shitja e fanellave, me 2.2 milionë Euro.
Përllogaritjet nxjerrin në pah se kampionët e Francës, pas nënshkrimit të Messi, shiti për herë të parë më shumë se një milion fanella, 60% e të cilave me numrin 30 të Messit, sipas të dhënave nga vetë klubi.
Podiumin e plotëson Milani, me më shumë se 1.5 milionë Euro. Ecuria e mirë e kuqezinjve në sezonin e fundit, e kurorëzuar me titullin e Seria A kishte një rritje të të ardhurave nga shitja e fanellave prej 231%, teksa Real Madrid pa një rritje prej 166%.
Katër kampionatet kryesore të Europës, Premier League, Ligue 1, Seria A dhe La Liga grumbulluan një total të ardhurash vjetore nga shitja e fanellave prej 12.3 milionë Eurosh.