Ja shenjat më xheloze të horoskopit

Akrepi

Akrepat njihen si shenja më xheloze e Zodiakut. Nga natyra janë dyshues, ndaj e kanë të vështirë të pushojnë edhe kur janë në një lidhje të gjatë. Ata nuk e durojnë dot mendimin se partneri i tyre i tradhton, ndaj janë vazhdimisht në gatishmëri. E kanë të vështirë të frenojnë veten dhe mund ta sulmojnë verbalisht të dashurin e tyre nëse thjesht shikojnë personin tjetër.

Gaforrja

Gaforret janë të ndjeshëm dhe si të tillë i nënshtrohen xhelozisë. Janë të pasigurt, ndaj kanë nevojë për një partner që do t’i kushtojë vazhdimisht vëmendje dhe do t’u tregojë se sa shumë i do vazhdimisht. Nëse nuk është kështu, bëhen xhelozë për të gjithë me të cilët komunikon, shoqërohet ose bashkëpunon i dashuri i tyre.

Luani

Luanët janë para së gjithash të pasionuar. Ata e i japin shumë komplimente dhe vëmendje partnerit, ndërsa kërkojnë të njëjtën gjë në këmbim. Nëse vërejnë se partneri po i kushton vëmendje dikujt tjetër, pushtohen nga xhelozia dhe zemërimi. Atëherë janë në gjendje të thonë dhe të bëjnë gjithçka. Luanët presin që partneri t’u përkushtohet plotësisht dhe t’u kushtojë vëmendje vetëm atyre, ndaj nuk do të kënaqen me asgjë më pak.

Author: jehona