Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë miliona euro në Arabinë Saudite, mirëpo ashtu sikurse tashmë e dimë, ky nuk është burimi i vetëm i të ardhurave për CR7.
-
Së fundmi, një shkrim i The Sun ka zbuluar se portugezi paguhet 2.16 mln euro për një postim në Instagram, për bashkëpunime të ndryshme me firma të njohura. Kjo falë 597 milionë ndjekësit e tij në Instagram, duke e bërë atë personalitetin më të ndjekur në aplikacion.
- Më pas, në vend të dytë renditet Kylie Jenner, e cila paguhet 1.69 mln euro. Jenner, 25 vjeç, ka bërë fitime të konsiderueshme nga reklama e markave të tilla si gjigandi i modës Jean Paul Gaultier, si dhe nga bizneset e saj si Kylie Cosmetics dhe Kylie Swim.
- Vendi i tretë në listën e të pasurve në Instagram i takon futbollistit Lionel Messi, 1.59 mln euro. Me 479 milionë ndjekës, ai është personi i dytë më i ndjekur në platformë dhe ka shpërndarë reklama me pagesë për Adidas dhe Budweiser.
- Këngëtarja Selena Gomez është në vendin e katërt, e ndjekur nga aktori Dwayne Johnson. Kim Kardashian dhe Khloé, renditen respektivisht në vendin e 6-të dhe të 9-të, e ndërsa Kendall renditet e dhjeta në listë.