Raporti i Komisionit Europian në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave kritikon ashpër Shqipërinë dhe paralajmëron rivendosjen e vizave!!
- Komisioni Europian ka publikuar më 6 dhjetor, ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, raportin e 5-të të monitorimit në kuadër të pezullimit të vizave.
Sipas raportit:
- ‘Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar më tej politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Shqipëria u largua më shumë nga linjëzimi i rekomanduar… Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e vendeve që u duhet vizë për në BE, duhet të shmanget.’
‘Numri i kërkesave për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE u rritën me 63% midis 2020 dhe 2021, me 11 300 aplikime të paraqitura në vitin 2021. Numri i shtetasve shqiptarë me qëndrim të parregullt në shtetet anëtare u rrit me 21% krahasuar me vitin 2020 (nga 30 870 në 2020 në 37 305 në 2021). Numri i refuzimeve të hyrjes për shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare u rrit me 39% në 2021 (nga 13 315 në 2020 në 18 565 në 2021).’
- ‘Pavarësisht shqetësimeve të Komisionit të shprehura në vitin 2019, që nga korriku 2020, Shqipëria ka legjislacion në fuqi që lejon krijimin e skemës shtetësi për investime (‘pasaporta të arta’)…
Krijimi i skemës shtetësi-për-investime do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e Raportit të katërt në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave dhe paketës së zgjerimit 202113…. Ky është një shqetësim i madh për BE-në në kuadër të marrëveshjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Komisioni vlerëson se nëse skema të tilla konsiderohen si një rrezik i shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet.’