Kohët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë për Inteligjencën Artficiale. Prandaj është e domosdoshme që të njohim pikat e forta dhe limitet e saj.
- Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje që të përdorë informacion për të bërë parashikime, por ajo nuk është e ndërgjegjshme për atë që po bën. Ajo nuk kupton as konceptet dhe as kontekstin, dhe mund të ngatërrohet edhe prej të dhënave të thjeshta, të cilat nuk do mund të ngatërronin as një 4-vjeçar.
Gabimet që bën Inteligjenca Artificiale na duken absurde ne, për shkak se ajo nuk e percepton dot botën ashtu si ne.
Ne njerëzit mendojmë në mënyrë fleksibël, kuptojmë konceptet e gjera dhe jemi në gjendje të fusim në kontekst, edhe rezultate apo situata nga më të papriturat.