Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nominuar David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Shqipërisë.
Kostelancik pritet që në këtë pozicion të zvendësojë Yuri Kim, të cilës i mbaron mandati si ambasadore e SHBA në vendin tonë.
Po kush është David J. Kostelancik?
Kostelancik është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm me gradën Ministër-Këshilltar. Aktualisht shërben si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.
- Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e SHBA në Hungari. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore, Drejtor i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve.