Gjithmone ju kemi informuar dhe vazhdimisht lexojme mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë. Por ndryshe nga heret e tjera kësaj here sugjerimet tona drejtohen nga Shqipëria jonë e bukur, e më saktë Berati.
Duke bërë një përshkrim te Beratit, agjenzia japoneze shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjett e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore.
Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.
Rrugicat e shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur dhe shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres,ditorja./lajmefed.com