
Finaljen e Conference League-s midis Romës dhe Feyenoord-it, që do të luhet në Tiranë 25 Maj, në stadiumin “Air Albania”, do të ketë për arbitër kryesor 37 vjeçarin rumun Istvan Kovacs, i cili ka gjykuar deri më tani në 10 ndeshje në kompeticionet e UEFA-s. Gjyqtarët anësorë do të jenë dy patriotë të tij, Vasile Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene. Arbitër i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer. Ndërkohë në dhomën e VAR-it do të qendorjë treshja nga Gjermania, Marco Fritz, Christian Dingert si asistent dhe Bastian Dankert në suport