Stafi i Stop shkoi në Fier. Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Qytetarja – Doktor si kaluat?
Doktori – Mirë!
Qytetarja – Tani unë kam dhimbje koke, po përveç dhimbjes së kokës…
Doktori – Po mërzitjen?
Qytetarja – Oh sa të dush, po natën…
Doktori – Me ushqimin? Me oreks? Pa oreks?
Qytetarja – Jo me ushqimin, s’është, se jam keq. Ha, po mërzitem.
Doktori – Po dhimbje e kokës, të vjen dhe për të vjellë?
Qytetarja – Po kur fillon e agravon…
Doktori – Po dhimbje trupore?
Qytetarja – Dhimbje trupore jo. Thjesht, kur fillon dhimbja e kokës, që bëhet më e fortë, më vjen për të vjellë.
Doktori – Sa orë gjumë fle?
Qytetarja – Shumë pak!
Doktori – Tashti, ky do jetë mjekimi!
Qytetarja – Po!
Doktori – Për dhjetë ditë, pastaj do marrësh rekomandim, që do vish. Kur të marrësh ila.çet, kujdes, se edhe karrocierë kanë hapur farmaci! Merri në një farmaci, ku ti je e sigurtë, që të shkruhet kjo, ky medi.kament dhe kjo dozë.
Qytetarja – Në rregull! Të lutem, sa ju detyrohem?
Doktori – Po dhjetë mijë lekë jep!
Qytetarja – Të jap të vogla, të më falësh! ( i jep dhjetë mijë lekë doktorit)
Doktori – Merri aty edhe…!
Qytetarja – Shumë faleminderit!
Doktori – Merr një ujë dhe pi që tani!
Qytetarja – Ok! T’i filloj që tani? Shumë faleminderit! Faleminderit!
Infermierja – Mirupafshim!
Qytetarja – Punë të mbarë!
Një tjetër rast është deno ncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.
Dashnor Saliaj: Në datë 15 Prill kam sjellë vajzën për vizitë. Ka qenë ditë e shtunë. E pa doktori dhe më tha që ka nevojë për ndërhyrje, do vish të hënën, data 17. E solla të hënën dhe më ta që puna bën 50 mijë Lekë të vjetra. Unë 50 mijë Lekë i kisha të tëra. I thashë do të jap 20 mijë dhe 30 t’i jap më pas që të blej ilaçet e vajzës.
Më tha më jep një 10, 30 të tjerat pasnesër kur të mjekosh veshin te infermierja. I thashë, unë infermieren nuk e njoh, të njoh ty. Kur të vij të heq penjtë, do të t’i jap. Më tha 50 mijë Lekë, mua m’u dukën shumë se unë jam i papunë. Të marrësh për një fëmijë 50 mijë Lekë të vjetra, mua më duket kri minale. Ishte tarifa e doktorit.
Mjeku: Si ka qenë? Si ka ecur?
Denoncuesi: Mirë! Mirë ka ecur, shumë mirë deri tani.
Denoncuesi: Po nuk tregon ajo, kur i dhemb.
Mjeku: Ktheje kokën majtas! Bravo! Hiqe maskën fare!
Denoncuesi: Bjema mua!
Mjeku: Ktheje kokën ktej!
Mjeku: Ktheje në anën tjetër!
Mjeku: Super fare! Ato s’duken fare, po pas dy muajsh, nëqoftëse do të vëri vëth prapë, mund ta çosh, t’i çposh prapë!
Dakord! Tani se doli kshu, 30-të t’i dhashë radhën e parë dhe 20-të tani.
Mjeku : S’ka gjë!
Denoncuesi: Shumë faleminderit!
Mjeku: Kalofshi mirë!
Qytetari: Na fal, se erdhi çikë pa përgatitur!
Mjeku: S’ka gjë!