Ja 4 nga 9 qytetërimet që patën një fund misterioz

Një nga temat më magjepsëse të historisë, është ngritja dhe rënia e qytetërimeve të ndryshme. Ndërsa në disa raste, kemi informacione të bollshme mbi evolucionin dhe rënien e tyre, fati i të tjerëve nuk është dhe aq i qartë. Pasi ka pasur shumë raste, në të cilat një qytetërim i tërë është zhdukur gati pa asnjë gjurmë.

1.Majat(Meksikë)

Perandoria Maja shtrihej dikur në Meksikën, Guatemalën dhe Belizenë e sotme. Në atë kohë, Majat ishin një nga qytetërimet më të përparuara në Tokë, të njohur për aftësitë e tyre matematikore, arkitekturore dhe inxhinierike. Ky qytetërim kishte qytete të mëdha, piramidagjigante dhe rrugë të gjera.

Por vitit 900 Pas Krishtit, qytetërimi Maja përjetoi një rënie drastike. Brenda disa dekadave, popullsia u zhduk nga forca në dukje misterioze. Historianët sugjerojnë se rënia ndodhi ndoshta për shkak të ndryshimeve të rëndësishme klimatike dhe fatkeqësive natyrore në rajon, por edhe luftërave të vazhdueshme dhe urisë në qytetet e tyre.

2.Ishulli i Pashkëve (Rapa Nui)

Ky qytetërim i humbur nuk ishte shumë i madh në popullsi, por ishte shumë punëtor dhe jetonte në mënyrë komode në ishull. Ky qytetërim kishte krijuar Moai, figurat njerëzore prej guri të gdhendura nga njerëzit Rapa Nui midis viteve 1250 dhe 1500 pas Krishtit.

Por në një moment, i gjithë qytetërimi u shemb dhe u zhduk. Eksploruesit evropianë zbuluan disa qindra vjet më vonë, se ishulli kishte pak komunitete të mbetura, me sa duket si rezultat i grumbullimit të tepërt të burimeve natyrore si palmat. Mendohet se sëmundjet kanë sjellëvdekjen e shumicës së tyre brenda disa vitesh.

3.Harapanët e qytetërimit të Luginës Hindus

Besohet se ky qytetërim u themelua për herë të parë mbi 8.000 vjet më parë, edhe pse shumica e zhvillimit të tij ndodhi rreth vitit 2500 para Krishtit. Ky qytetërim masiv u përhap në zona të Indisë, Pakistanit dhe Afganistanit të sotëm. Në kulmin e tyre, besohet se Harapanët kishin një popullsi prej mbi 5 milionë banorësh!

Ata lulëzuan deri rreth vitit 1800 Para Krishtit, kur shumica e popullsisë filloi të emigronte nga qytetet e tyre. Dikur besohej se ata u dëbuan nga një pushtim Arian. Por kërkimet e viteve të fundit, thonë së shkaktar i rënies se tyre ishte një ndryshim në ciklin e Musonit, që ndikoi shumë në aftësinë e tyre për të prodhuar të korra. Thatësirat dhe përmbytjet, mund t’u jenë shtuar ngjarje të tjera natyrore si tërmetet ose epidemitë.

4.Thonis (Egjipt)

Në fillim besohej të ishte një mit, por u zbulua se ka ekzistuar vërtet në fillim të viteve 2000. Ky qytet egjiptian u zhduk nën dallgët e detit shekuj më parë. Zhytësit anë gjetur objekte të ndryshme të fshehura në baltë në brigjet e Egjiptit. Disa nga artefaktet e gjetura përfshinin copëza qeramike, bizhuteri, monedha, llamba dhe rrënoja të një tempulli.

Ekspertët besojnë se Thonis (i quajtur edhe Thonis–Heracleion) u krijua rreth 2700 vjet më parë në gjirin e sotëm Abu Kir. Ai kontrollonte shumicën e trafikut detar që hynte në Egjipt nga Evropa për tregti. Besohet se në një moment Thonis u braktis, dhe qytetet e tjera u bënë qendrat kryesore tregtare kur një sërë fatkeqësish natyrore e goditën atë. Këto ngjarje përfshinin cunami, tërmete, rritje të nivelit të detit dhe përmbytje.

Author: jehona