Kjo ishte një verë e nxehtë për disa klube që u përfshinë në tregun e transferimeve, shpenzuan miliona me shpresën për të realizuar objektivat sezonal.
Merkato mbyllet më 31 gusht dhe deri atëherë pritet të ketë sërish lëvizje, por deri në këtë pikë të merkatos klubi që ka shpenzuar më shumë është Chelsea, e ndjekur nga Barcelona dhe Bayern Munich.
Këto janë 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë deri në këtë pikë të merkatos:
Chelsea 186.6 milionë euro
Barcelona 153 milionë euro
Bayern 137.5 milionë euro
Arsenal 132 milionë euro
West Ham 111.6 milionë euro
Nottingham 109.5 milionë euro
Manch City 108.7 milionë euro
Paris SG 106.5 milionë euro
Leeds Unit 105.6 milionë euro
Tottenham 101.9 milionë euro