Miliona euro të investuara në merkato. Yje të transferuar me bujë në skuadrat e mëdha, me klubet angleze që vijojnë të shfaqen si forcë e parë. Tetë nga dhjetë transferimet më të shtrenjta të verës së vitit 2022 janë realizuar në Premier League.
Manchester United – Antony nga Ajax për 100 milionë euro
Casemiro nga Reali për 70,65 milionë euro.
Real Madrit – Fofana nga Chelsea për 82,5 milionë euro
Tchouaméni nga Monaco për 80 milionë euro.
Liverpool – Darwin Nunez nga Benfica për 75 milionë euro.
Sulmuesi më i mirë në qarkullim, Erling Haaland pozicionohet i nënti në klasifikimin special. 60 milionë eurot e paguara nga Manchester City janë kaluar nga investimi i Neecastle për Isak, transferimi i De Ligt te Bayern apo blerja e Marc Cucurella nga Chelsea. Top 10 mbyllet nga transferimi i Richarlison te Tottenham për 58 milionë euro.
Me gjithë afrimin e emrave të mëdhenj, si Di Maria e Pogba te Juventusi, Lukaku tek Interi apo De Ketelaere e Origi te Milani, skuadrat e Serie A mbeten ende shumë larg investimeve kolosale të klubeve angleze e spanjolle.