Italia e rrëzoi drejtësinë e “reformuar” në Shqipëri si përndjekëse politike

 

Nga Ylli Manjani   Ish Ministër i Drejtësisë

Italia zyrtarisht denoncon drejtësinë e reformuar në Shqipëri si përndjekëse politike.

Gjykata Italiane që i dha mbrotje Adriatik Llalës, me argumentin se dënimi penal nga SPAK dhe GJKKO në Shqipëri është përndjekje politike, i dha në fakt dërrmën drejtësisë së re.

Kjo drejtësi është politike.

Reagon me nxitje politike.

Politika krenohet se e ka reformuar.

Sa herë flet qeveria (së bashku me ambasadorët e McGoles), drejtësia reagon.

Kemi kohë që i themi këto gjëra. Duken ashiqare.

Shqiptarët në mbi 60% e besojnë se drejtësia nuk është e pavarur.

Por kur ta thotë edhe drejtësia e një vendi të Be këtë gjë, nuk besoj se ka më dyshim se në ç’sistem jetojmë.

Për mua, çdo i akuzuar apo i arrestuar nga SPAK pa prova, shoqëruar me deklarata publike të qeverisë apo ambasadës së Mcgoles, është përndjekje politike. Njësoj si rasti i zotit Llalla.

Ta keni me jetë reformën, që vari plotësisht drejtësinë nga qeveria!

Apo jo Yuri?!

Askush nuk është mbi ligjin, posi!

Po ata që korruptuan FBI ku janë mbi, nën apo në ligj?!

Author: jehona