Itali/Turistëve u ndalohet hyrja në ishullin e Caprit, shkak mungesa e ujit

Kryebashkiaku i Caprit të Italisë ka urdhëruar ndalimin e turistëve për shkak të një emergjence uji.

Paolo Falco tha se pa furnizim me ujë është e pamundur të garantohen shërbime thelbësore për ‘mijëra njerëz’ që udhëtojnë në ishull çdo ditë gjatë sezonit turistik.

‘Ne kemi marrë masat tona dhe kemi aktivizuar njësinë e krizës dhe kemi lëshuar një urdhër kufizues’, thuhet në deklaratën e kryetarit të bashkisë.

  • Bëhet e ditur se urgjenca u shkaktua nga një dështim në sistemin e ujit që siguron furnizime jetike për ishullin, shkruan the Guardian.

Për momentin ka ende furnizim me ujë në pjesën më të madhe të ishullit, por disa zona të izoluara të bashkisë së sipërme të Anacapri janë tashmë të thata.

  • Rrjetin e furnizojnë vetëm rezervuarët lokalë, të cilët, në mungesë të furnizimeve nga kontinenti, mund të mbarojnë.

Ndërkohë, tanket pritet të arrijnë në ishull për të mbështetur shërbimet thelbësore, në pritje të rivendosjes së furnizimit të plotë.

Siç raportohet, urdhri i kryetarit të bashkisë shkaktoi ndalimin e menjëhershëm të shitjeve të biletave.

Ndryshe, lëvizja ka krijuar radhë të gjata pasagjerësh në zyrat e biletave në portet e qytetit jugor të Napolit, pika e nisjes për shumicën e trageteve për në Capri.

 

Author: jehona