Një incident është regjistruar në brigjet e Ischia-s në Itali. Një i ri italian, ndërkohe që po pushonte në një dyshek ajëri mbi det është tërhequr nga rryma.
-
Mediat italiane shkruajnë se i riu ka rënë në gjumë të thellë në një dyshek dhe nuk e ka vënë re se si është marrë nga rryma.
Ka qenë stafi i një trageti që lundronte në Gjirin e Napolit ajo që ka ngritur alarmin për të riun, i cili u bë protagonist i një aventure ujore pa vetëdije.
- Pas pak minutash një varkë patrullimi e rojës bregdetare u nis nga Ischia dhe arriti të gjurmonte të riun që nuk kishte vënë re asgjë, duke e shpëtuar