Kërkesa është bërë nga Milena Santerini, koordinatore kombëtare për luftën kundër antisemitizmit në Kryesinë e Këshillit të Ministrave te Italise. U kërkohet skuadrave italiane të futbollit që në kampionatin e ardhshëm të mos ua atribuojnë fanellën me numrin 88 lojtarëve – thuhet në këtë kërkesë. Ky numër ka referenca të qarta të ideologjisë neonaziste, duke qenë se numrat 8-8, në përdorimin e tyre nga aktivistë të ndryshëm neonazistë, korrespondojnë me dy H (gërma e tetë e alfabetit) dhe aludojnë në kod me përshëndetjen, “Heil Hitler”. Edhe nëse disa lojtarë nuk janë në dijeni të kesaj reference, ekipet këshillohen fuqimisht të mos e përdorin atë “…!