Një vajzë e re e cila dikur përdorte një rrip të dhimbshëm për të zvogëluar belin e saj, tani ka zbuluar se si ka humbur peshë përmes një diete.
23-vjeçarja nga Coventry është turpëruar shumë me pamjen e saj, sa kishte vendosur që të blinte një rrip pikërisht për të fshehur kilogramët e tepërt.
Rebecca Bennett-Formstone përdorte një korse gjatë drekave apo darkave jashtë me miqtë, madje edhe në punë. Kjo u bë mjaft e dhimbshme për të, pasi shpeshherë as nuk ulej dot dhe as nuk hante.
Si pasojë, e reja vendosi që të bënte një dietë ketogjenike me pak karburante, pasi dëshironte gjithashtu që të ishte perfekte për dasmën e saj. Pasi hoqi dorë nga rripi i dhimbshëm dhe mori seriozisht dietën, Rebecca tani ndihet shumë mirë me trupin e saj.
“Nuk e kisha vënë re peshën time deri në momentin që u fejova. Aty kuptova se nëse nuk humbja peshë, do të vishja një fustan të madh të nusërisë”, ka zbuluar ajo.
23-vjeçare zbulon se kishte dëgjuar për dietën ketogjenike dhe kishte vendosur që ta provonte psi nuk “kishte asgjë për të humbur, përveç peshës”. “Brenda javës humba 1.8 kilogramë dhe u shokova nga rezultati. Tani ndihem shumë mirë me trupin tim dhe më në fund mund të vesh çfarë të dua, pa patur problem për peshën”, ka shtuar ajo.
Rebecca ka nisur dietën në vitin 2018 dhe pasi humbi kilogramët e tepërt nisi që të ndihmonte edhe të gjitha femrat e tjera që kishin të njëjtin problem si ajo.