Blogeren Sara Berisha do ta shohim si moderatore duke filluar nga 6 Marsi. Ajo do të drejtojë sezonin e ri të spektaklit të humorit, “Kosherja”.
Sara ishte së fundmi e ftuar në “Abc e Pasdites” ku foli për herë të parë rreth ftesës. Ajo tha se ka qenë shumë e papritur për të dhe është këshilluar me të atin dhe me Dj PM.
“Telefonatën ma bëri Nada skenaritja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar.
Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam ekperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin.
Pastaj fola me PM që më tha: ‘Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh”, u shpreh Sara./Shqiperia ime.com.al