Ish-ushtari i UÇK-së që bleu gati një fshat të tërë në Shtutgard

Sot i është bërë një vizitë mërgimtarit Albert Bucolli “SGN Bau Bucolli”, i cili dha shumë në luftë e tani po kontribuon edhe në paqe!

Në konakun e familjes Bucolli në Korntal (Münchingen) tek Albert Bucolli e vëllai Arianit Bucollin një mikpritje bujare e traditës siç është Drenica.

Ishte bisedë frytdhënëse e bujare kur ndëgjon rrugëtimin e jetës të një ushtari të lirisë në një afarist shumë të suksesshëm në biznes. Është nder edhe krenari të takoj njerëz që rrezikuan edhe jetën dhe sakrifikuan shumëçka për liri, t’i ndëgjosh nga afër rrëfimet e një djali të guximshëm në luftë por edhe në biznes, i guximshëm për punë në ndërtime e renovime.

Ish-ushtari i UÇK-së, Albert Bucolli na tregoj se si përpos punëve ndertimore dhe një numri të madh të punëtorëve që ka, ai dhe familja e tij kanë arritë që blejnë gati një fshat të tërë në Stuttgart.

Ne ishim për vizitë së bashku me Bekim Prenkun pronarin e GmBH-në te zyret e “SGN BAU BUCOLLI”, “KÖNIGS-VILEN GmbH”, Alberti është pronarë i dy firmave të mirënjohura në rrethinën e Sttutgartit Münchingen, me punë e ndershmëri ka arritur të ketë suksese në rajon.

Albert Bucolli ishte djalë që në vitet 98’ ishte rreshtuar krah luftëtarëve të lirisë në Brigaden 114, Fehmi LLadrovci në Drenicë e nga kjo familje ishin të gjithë në shërbim të lirisë së UÇK-së.

Në biznes fillon nga viti 2006 një djalë shumë bujar por i vendosur në punë e përkushtim për t’i ngritur firmat që posedon në suksese, i vendosur në luftë por edhe në liri ku gjithnjë me përkushtim e bujari, njerëzit e tillë na bëjnë krenar që i kemi kudo që janë.

Bucolli dha shumë në luftë, dhe tani po kontribuon edhe në paqe!

Këta djem janë shpirti fisnik i zhvillimit të Kosovës, andaj në luftë dëshmuan heroizëm, ndërsa në paqe po tregojn guxim në avansim të zhvillimit të tyre personal, ku me një përkushtim të tillë duke kontribuar dhe zhvilluar edhe vendlindjen!

 

Author: admin