Dikur ajo pozonte për revistat më të njohura të të fitness-it, por jeta e saj ka ndryshuar.
Loni Willison, një ish modele e famshme, sot endet duke jetuar në kazanët e mbeturinave.
Ajo është fotografuar nga mediat britanike, duke tërhequr një karrocë të mbushur me gjëra të ndryshme, e më pas duke pushuar në një trotuar ku ishte ulur përtokë.
“Unë nuk mund të jetoj në një ndërtesë, nuk mund të jetoj në një shtëpi, mund të jetoj kudo, sepse më duhet të lëviz vazhdimisht.
Unë thjesht do të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës”,– është shprehur ajo gjatë një interviste.
Ajo është gjithashtu ish-gruaja e aktorit të famshëm Jeremy Jackson, i cili refuzoi të ndihmojë ish-gruan e tij vite pas ndarjes së tyre në 2014.
Në 2016-ën, Loni humbi punën, banesën, makinën e saj dhe u detyrua të jetonte në rrugë