Qeveria, më sakte Ministria e Financave ka shpallur konkursin për administratore të rinjë të njësive vendore që nuk përmiresojnë situatën e borxheve që kanë. Propozoj që më i miri i tyre të zëvendësojë Ramën si personi që rriti dhe vazhdon të rrisë borxhin publik si askush tjetër, i dyti të zëvendësojë ministren e me radhë. Kështu mund të kemi shpresë që të rilindë shpresa. Kulmi, borxhzhytësi më i madh i këtij vendi akuzon dhe penalizon të zgjedhurit vendore. “Kiu i Spaikorres” kujtoi llafin e vjeter: -“I tha dhija – deles, ta pashë”. Më e bukura e rilindësve është se “zëvendësojnë” të zgjedhurit nga populli me të emëruar pas një konkursi. A thua se nuk ka rrugë të tjera administrative e ligjore… !?